Letër miqësore për Belind Këlliçin dhe gjithë demokratët 

0
114

Nga Arian Galdini

I dashur Belind Këlliçi,

Kam lexuar e dëgjuar pafund prej vitesh shumë akuza, sharje e baltë kundër meje, nga njerëz që nuk më njohin fare, por që çuditërisht më akuzojnë si të shitur, mercenar, shërbëtor, apo patericë të Edi Ramës dhe Erion Veliajt…

Që nga dita që unë kam vendosur që të mbaj qëndrimet e mia politike bazuar në konceptet, mendimet, përkufizimet, kultura, përvoja dhe të vërtetat e mia (kujdes: kurrë nuk kam pretenduar se të vërtetat e mia janë absolute. Thjesht kam besuar gjithmonë se njeriu modestisht e ka detyrë morale e qytetare ti mbrojë të vërtetat që zbulon e kupton…), kam marrë aq shumë sharje, baltë, mohime e vrer prej njerëzve të keqpërdorur, saqë një Zot e di se ku e kanë e si e mbajnë atë Oqean Helmi në të cilin jetojnë si “krijesa të nënmendjes”….

Ama sot dua tjua them dy fjalë krejt ballazi e madje po të doni edhe miqësisht në mundshi ta kuptoni…

Më kanë akuzuar se jam i shitur a i blerë, më kanë akuzuar se kam dalë gjithmonë në gara e beteja si shërbëtor a lëpirës i këtij apo atij, ama kurrë nuk më keni treguar se kush më shiti a kush më bleu, si më shiti e si më bleu, çfarë fitova a përfitova….

Se i bie që në historinë e botës, unë të jem i vetmi i shitur pa blerës e pa çmim, i vetmi i blerë pa shitës e pa shkëmbim, i vetmi shërbëtor pa joshje a shpërblim dhe i vetmi lëpirës a mercenar pa padron e pa përfitim….

Ju pyes sot drejtpërdrejtë, nëse mua më përdor e majta, Erion Veliaj apo Edi Rama, PS apo ku di unë se kush sipas akuzatorëve e baltosësve, atëherë pse Arian Galdini prej 1 qershorit 2016, është i dënuar me harresë e nuk ekziston për asnjë media…????

Pse Arian Galdini deri në 1 qershorin 2016, ishte personazh publik që ishte në çdo ekran e studio televizive e botonte 2 herë në javë artikujt, analizat e qëndrimet e tij në të gjitha gazetar kryesore në vend, ndërsa prej 1 qershorit 2016, Arian Galdini është njeriu i mohuar, ndaluar, penguar, çensuruar, bllokuar, totalisht nga të gjitha absolutisht të gjitha mediat, të majta dhe të djathta…

Një mirënjohje e falenderim pafund kanë vetëm gazetari Rezear Xhaxhiu, CNA dhe Elvi Fundo dhe Gazeta Standard dhe Gëzim Saliu, të cilët janë të vetmit që kurrë nuk u mbyllën e as e ndaluan Arian Galdinin.

Përveç Rezear Xhaxhiut, CNA dhe Standard, përveç Elvi Fundos dhe Gëzim Saliut, absolutisht asnjë gazetë, asnjë portal, asnjë televizion a radio nuk e kanë lejuar a pranuar Arian Galdinin përveçse në raste sporadike aspak domethënëse…

Tani nëse Arian Galdini, prej 1 qershorit 2016, është totalisht i ndaluar e bllokuar, çensuruar e mohuar mediatikisht, a mund të ma shpjegoni se si e në çmënyrë arrij unë ti shërbej Edi Ramës apo Erion Veliajt????

Nëse unë jam vetëm me celularin tim dhe me faqen time në facebook, a mund të ma shpjegoni se si e pse, e në çmënyrë mundem unë ti shërbej dikujt tjetër???

Ja shiheni psh, unë kam që në dt 11 qershor 2022, që kam deklaruar gatishmërinë time për të kandiduar për Kryetar Bashkie i Tiranës…

Në dt 17 shtator 2022, kam shpallur publikisht në një sallë me qindra njerëz hapjen e fushatës sensibilizuese për mbledhjen e firmave mbështetëse për të kandiduar për Kryetar Bashkie i Tiranës.

Në dt 10 dhjetor 2022, Asambleja Kombëtare e LRE me 400 delegatë, ka votuar për mbështetjen e kandidimit tim për Kryetar Bashkie i Tiranës.

Në dt 28 janar 2023 ne kemi nisur me disa qindra qytetarë zyrtarisht fushatën për kandidimin tim për Kryetar Bashkie i Tiranës…

Janë këto data plot dëshmi filmike, fotografike, por edhe me lajme të publikuara në rrjete sociale dhe në CNA dhe Standard.

Euronews Albania TV, MCN Tv, Fax News Tv, Panorama Tv, janë 4 televizione që kanë patur mirësinë që ta bëjnë lajm kandidimin tim për Kryetar Bashkie të Tiranës e madje edhe më kanë intervistuar duke e publikuar si lajm se Arian Galdini është kandidati i tretë për Kryetar Bashkie i Tiranës, përballë Erion Veliajt dhe Belind Këlliçit…

Por ja ku del dje Arlind Qorri dhe sipas News 24 e disa mediave të tjera, ai është i vetmi kandidat përballë Erion Veliajt dhe Belind Këlliçit.

Del Endri Shabani sot i Nisma Thurje dhe deklaron kandidimin e tij për Kryetar Bashkie i Tiranës, dhe ja ku Mero Baze e quan kandidatin e vetëm përballë Erion Veliajt, Belind Këlliçit dhe Arlind Qorrit…

Sinqerisht, Endri Shabanit dhe Arlind Qorrit u uroj shumë suksese e mbarësi në këtë garë.

Madje u bëj thirrje qytetarëve të Tiranës që tu japin sa më shumë firma e sa më shumë vota.

Ju lutem qytetarëve të Tiranës që të mbështesin me firmat e tyre Endri Shabanin dhe Arlind Qorrin që të jenë zyrtarisht kandidatë për Kryetar Bashkie dhe nëse ata do të jenë në garë e unë jo, u lutem qytetarëve të Tiranës që të votojnë masivisht, Endri Shabanin dhe Arlind Qorrin…

Pa asnjë medyshje, thirrja ime për mbështetjen e Endri Shabanit dhe Arlind Qorrit është e plotë, e sinqertë dhe e palëkundur.

Por çështjen e kam me mediat dhe me baltosësit…

A mund të ma thonë mediat sesi ato munden 1 ditë të deklarojnë Arian Galdinin kandidatin e tretë, e sot të thonë se Galdini nuk ekziston por vetëm Endri Shabani dhe Arlind Qorri ekzistojnë???

A mund të ma thonë mediat sesi është e mundur që Endri Shabanin dhe Arlind Qorrin i ftojnë dhe intervistojnë pafund dhe i kanë në çdo studio televizive, titra e lajme, ndërsa Arian Galdini nuk ekziston???

Si është e mundur? Bazuar në cilën ligjësi, etikë profesionale, praktikë apo bazuar në çfarëlloj kriteri mediat e bëjnë këtë selektivitet????

Ah, sqaroj se është fantastike dhe bëjnë shumë mirë dhe bravo u qoftë mediave që u japin hapësirë Endri Shabanit dhe Arlind Qorrit…

Shumë shumë mirë bëjnë mediat që janë kaq të hapura dhe bujare me Endri Shabanin dhe Arlind Qorrin…

Jam i gëzuar që mediat u japin hapësirë e krah këtyre kandidatëve dhe partive të tyre.

Është fantastike.

Pyetja që kam, është e thjeshtë: Si e vendosin mediat që Arian Galdini nuk ekziston???

Cili është kriteri etik, profesional apo praktik????

E në fund fare, pyes Belind Këlliçin dhe gjithë demokratët e të dyja PDve, nëse Arian Galdini është politikani, aktivisti, zëri dhe kandidati i mohuar dhe fshehur nga mediat, a mund të ma thoni: Si i shërben Arian Galdini, këtij Edi Ramës dhe atij Erion Veliajt???

Si??

Jam kurioz ta di, se nuk besoj se do me thoni se Faqja ime e Facebookut dhe Celulari im janë pronë e Bashkisë apo Qeverisë????

Ju uroj shumë suksese në garën tuaj e betejat tuaja, por kam frike se nuk rriteni e as fitoni dot duke hedhur baltë mbi mua…

Unë jam Arian Galdini, jam i djathtë me vendim, bindje, doktrinë e me zgjedhjen time…

I shërbej vetëm të djathtës dhe LRE…

Faqja ime e facebook dhe celulari im janë vetëm të miat dhe të LRE…

Jam i djathtë dhe nuk fshihem pas gishtit, sepse unë jam qartësisht kundër Sali Berishës dhe Ilir Metës, po aq sa jam kundër Edi Ramës dhe Erion Veliajt…

Unë nëse do të arrij të mbledh firmat e nevojshme për të kandiduar për Kryetar Bashkie, nuk dua vota as të Sali Berishës e as të Ilir Metës…

Nëse unë do të jem në garë për Kryetar Bashkie i Tiranës, dua e do të marr aq vota sa mund të mblidhen nga Faqja ime e Facebook dhe Celulari im…

Unë historinë time e kam bërë me celularin tim dhe faqen time të facebook.

Edhe vota si i djathtë do ti marr nga historibërja me 1 celular e 1 faqe facebooku.

Dua të pëballem.

Dua përballje, jo përbaltje.

Arian Galdini

Kandidat për Kryetar Bashkie i Tiranës

Kryetar i LRE

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here