Berisha: Rama gjobit mediat që përpiqen t’u thonë shqiptarëve të vërtetën me 17 milionë euro duke përdorur kushëririn e Ballukut

0
107

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se “Rama është verbuar, turret me tërbim kundër mediave”, dhe sipas tij “pa asnjë fakt e provë në kundërshtim me dokumentet zyrtare që ekzistojnë gjobit media grup me 17 milionë euro duke përdorur kushëririn e Ballukut, Cenon e vilave në Londër, një hajdut i papërmbajtur.”

Berisha u shpreh se gjoba prej 17 milion eurosh u vendos nga kreu i Tatimeve, Ceno Klosi, pa konstatuar asnjë defekt në asnjë bilanc, “vetëm e vetëm se ekipi i këtyre mediave dhe pronari qëndrojnë për të informuar qytetarët dhe për tu thënë atyre të vërtetë.”

“Rama është verbuar, turret me tërbim kundër mediave që përpiqen t’u thonë shqiptarëve të vërtetën, kundër mediave të cilat kanë linjë të pavarur editorial në interesat e shqiptarëve. Pa asnjë fakt e provë në kundërshtim me dokumentet zyrtare që ekzistojnë gjobit media grup me 17 milionë euro duke përdorur kushëririn e Ballukut, Cenon e vilave në Londër, një hajdut i papërmbajtur, shkon i vendos gjobën 17 milionë euro pa konstatuar asnjë defekt në asnjë bilanc, vetëm e vetëm se ekipi i këtyre mediave dhe pronari qëndrojnë për të informuar qytetarët dhe për t’u thënë atyre të vërtetën. Të njëjtën gjë ka bërë 2-3 muaj më parë me Ylli Ndroqin. Avokatët e tij më kanë siguruar se absolutisht ka të justifikuar çdo qindarkë me dokumente, dhe këto dokumente iu paraqitën gjykatës, dhe gjykatësit vendosën të kundërtën sikur këto të shprehnin të kundërtën dhe jo atë që shprehën.
Banditizmi në sallat e gjyqit ka kufi vetëm qiellin në disa raste. Por kush i paguan këto. Këto i paguan taksapaguesi shqiptar se 127 mln na shkoi fatura me Agon Channel, për urrejtjen e tij patologjike se nuk kontrollonte dot lajmet.
Ju garantoj se në arbitrazh kaq do të na shkojë fatura për përpjekjet antiligjore që ka bërë, për përpjeket për ti falimentuar mediat që mbajnë një linjë editoriale të pavarur. Ora News është në arbitrazh, i ka të gjitha të dhënat se është një aksion politik jo ligjor i pabazuar ndaj tij.
Pra, nga njëra anë vepron në këtë presion, nga ana tjetër shpërndan një grup lakenjsh që nuk kanë asnjë lidhje me gazetarinë, një grup me dosje krimi për të dizinfomuar në çdo studio qytetarët shqiptarë. Dhe unë u bëj thirrje studiove, merrni gazetarë, por jo këta individë që e kanë vendin në qeli për krimet që kanë bërë.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here