Berisha: Nesër Ramës do t’i numërohen në sy një për një e gjithë veprimtaria super mafioze

0
193

Kreu i PD Sali Berisha ka paralajmëruar se ditën e nesërme në seancën plenare në Kuvend ku do të mbahet mocioni me debat me kryeministrin Edi Rama, opozita do bëjë gjithcka që ta pasurojë debatin “me cdo element të veprimtarisë së Ramës e McGonigal në Shqipëri”.

Berisha tha se Rama “i mashtroi shqiptarët, mori në mbrojtje të hapur McGonigalin. U shndërrua në një avokat të tij me moton “mos më shit se nuk po të shes”. Ai do marrë dënimin në vendin e tij, Edi Ramën e pret i njëjti dënim në Shqipëri”.

Sali Berisha: Shqiptarët duhet të njihen me qindra denoncime të mediave amerikane botërore në të cilat dilnin tre personazhe të zeza, Oleg Deripaska, McGonigal tradhtar i SHBA dhe Edi Rama supermafioz që e kontrakton atë si vrasës me pagesë të opozitës shqiptare dhë që shndërron Tiranën në epiqendër të gjobave që McGonigal dhe Ducka e Neza prisnin ndaj biznesmenëve shqiptarë.

Debati nesër ka një interes të jashtëzakonshëm kombëtar dhe ndërkombëtar, ndaj dhe ne duhet të bëjmë gjithcka ta pasurojmë me cdo element të veprimtarisë së Ramës e McGonigal në Shqipëri.

Duhet të hetojmë përfitimet direkte të këtij grupi mafioz, me veprimtarinë e tyre mafioze në Tiranë.

Duhet hetuar, listat e shpërndara në të cilat dalin qartë emrat e Ramës, Bashës etj.
Afera është një aferë e pashembullt, kalon nga përpjekja për asgjësimin e opozitës te lobimi për kompani të tjera pro ruse.

Shumë e rëndësishme që shqiptarët të mësojnë të vërtetën nesër.

Rama i mashtroi shqiptarët, mori në mbrojtje të hapur McGonigalin. Ai tha bënte punën e FBI në Tiranë, kur u pyet cfarë bënte në restorantet e Tiranës, pra puna për të pre gjoba. E u shpreh se ai nuk ka prerë gjoba. U shndërrua në një avokat të tij me moton “mos më shit se nuk po të shes”. Ai do marrë dënimin në vendin e tij, Edi Ramën e pret i njëjti dënim në Shqipëri.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here