Samiti i ‘Open Balkan’/ Mediat në Mal të Zi: Provokim

0
175

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, deklaroi dje në Mal të Zi, se samiti i radhës i Ballkanit të Hapur do mbahet në qershor në Podgoricë.

Kjo deklaratë solli reagime të shumta në median malazeze, ndërkohë që asnjë zyrtar i këtij vendi nuk ka konfirmuar se do ketë një samit të tillë.Gazeta Pobjeda shkruan se ky dukej më shumë si një improvizim provokues i Ramës.Mesazhi më i rëndësishëm nga takimi mes dy kryeministrave erdhi- logjikisht dhe siç pritej- nga i ftuari. Sipas kryeministrit Rama, një samit i të ashtuquajturit Ballkan i Hapur do mbahet në Podgoricë,” shkruan gazeta, duke theksuar se nuk ka pasur asnjë njoftim për një lajm të tillë.

Prandaj njoftimi i Ramës se ‘këtë e atë, atëherë e pastaj’ në vendin ku po qëndronte si mysafir, ishte i pakëndshëm edhe për mikpritësin, i cili këmbënguli se, të paktën në atë moment, dukej po aq rastësor dhe i fuqishëm sa i ftuari i tij i njohur. Është sigurisht një takim jozyrtar, kryeministri teknik injorant do të përpiqet që të improvizojë.

Për Abazoviçin, por edhe për Malin e Zi, mbetet një pyetje shumë më e rëndësishme: a ishte një improvizim i zotit Rama, apo pala shqiptare e shpalli vetëm vendimin për të cilin mund të kishte pasur dijeni mikpritësi- pra nuk na e bëri të ditur- apo nuk e dinte fare?

A do të thotë kjo që aksi Vuçiç-Rama po planifikon takime dhe merr vendime që, volens-nolens, pasohen nga Shkupi zyrtar (tani për tani) dhe që Podgorica zyrtare e cunguar nuk ka forcën dhe guximin që t’ia shpallë Kuvendit dhe qytetarëve të saj?” shkruan gazetari Miodrag Vlahoviç.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here