Berisha: Dështoi çdo plan për ta shndërruar PD në një vasale të PS. Pse Yuri Kim nuk u kërkon tani falje demokratëve që u dha barin

0
139

Ne takimin me demokratet e Tiranes, Berisha tha se ka dështuar çdo plan  për ta shndërruar PD në një vasale të PS. Me tej ai kritikoi ambasadoren amerikane per deklaraten e saj ndaj demokrateve per ‘barin’ duke pohuar se duhet ti kerkoje falej shqiptareve.

“Dështoi çdo plan për të na shndërruar PD në një vasale të PS. Dështoi çdo plan për të na emëruar kryetari e partisë. Dështoi çdo plan i McGonigalit me ftuan që donte të na mbante në krye të partisë një peng të Edi Ramës, një njeri që vetë e kishte akuzuar se është i financuar nga rusët. A kemi ne të drejtë ta pyesim këtë zonjë, që as guvernator, as kush i huaj nuk mund ti lejonte vetes shfaqjet publike që bënte ajo.
A mund ta pyes se ka 5 javë që hesht nga fija e barit, pse nuk i kërkon falje shqiptarëve, pse nuk i kërkon falje demokratëve që u dhe barin, që doje me çdo kusht dhe çdo çmim, tu lije në krye, një njeri që kishte marrë financime ruse sipas jush. Punoje për ata që i kishin dhënë financimin apo për vendin tënd. Punonte për Ramën dhe McGonigalin. Kjo është e sigurtë.
Mos mendoni se McGonigal ishte një person i izoluar, jo nuk ishte i izoluar. Nuk ishte i vetëm. Ai kishte disa bashkëpunëtor, por kishte dhe të tjerë. Ndaj dhe ne, duke nxjerrë çdo mësim duhet të ecim në këtë revolucion me bindjen se Shqipëria bëhet vetëm nga shqiptarët, me bindjen se liria që ne mbrojtëm dhe mbrojmë është forcë e pathyeshme. Me bindjen se vokacioni ynë perëndimore nuk mund të ndryshojë me asgjë. I rezistuam një agresioni korruptiv të pashembullt, por jemi në këmbë dhe ecim të sigurtë gjer në përmbysjen e Edi Ramës dhe regjimit të tij.
Revolucioni paqësor do durim, guxim. Nuk fitohet as me një ditë, as me një javë, as me një përpjekje, fitohet me persistencë, me persistencë dhe vetëm me persistencë. Nuk fitohet as me shabllonet që servirin drejtuesit, fitohet me kreativitetin e të gjithë atyre që marrin pjesë në këtë revolucion. Ndaj dhe më 3 le të jetë një ditë e veçantë e këtij revolucioni, por ai do të vazhdojë gjer në fitoren e tij të plotë.
Koha ka ardhur, koha vjen për mosbindjen civile të cilën Gandi e quante të shenjtë për një revolucion paqësor dhe ne do ta quajmë të shenjtë, do të përdorim të gjitha mjetet e saj për fitoren përfundimtare të këtij revolucioni që ka synim votën e lirë të shqiptarëve, ka synim PD-në me votën e lirë në pushtet.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here