Agron Duka: Mbështes Belind Këlliçin për Tiranën dhe Igli Carën për Durrësin

0
136

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka deklaron se në zgjedhjet e 14 majit do të mbështesë Belind Këlliçin për bashkinë e Tiranës. 

Në emisionin Log.me Endri Xhafon, Duka tha se Këlliçi ka shanse të fitojë bashkinë e kryeqytetit.

Agron Duka: Ky i Nismës Thurje nuk prish punë dhe nuk i prish punë opozitës në Tiranë. Ndërsa këta të tjerët të prishin punë që të gjithë. Ne do të mbështesnim Këlliçin sepse mund të fitojë. Në Durrës kemi një veçori, janë bashkuar të gjithë rreth figurës së Igli Carës. Shumë njerëz që janë shoqëri civile gjithashtu nuk besoj që do të ketë kandidaturë tjetër. Unë mendoj dhe sugjeroj që duke qenë që opozita është e çorientuar politikisht, për arsye të PD-së, sepse nëse PD do të ishte unike, edhe në do të punonim për ta. Është dominant problemi që kanë mes vetes. Ti shohim zgjedhjet si zgjedhje administrative. Individualisht unë e shoh Iglin kandidaturë shumë të fortë. Nëse ne krijojmë një shtab të mirë ku bashkojmë gjithë forcat, mund të kompensojmë avantazhin e kundërshtarit politik.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here