Rritet kriminaliteti / Statistika: 1470 krime nga të miturit në vitin 2022

0
171

Viti 2022 shënoi një rritje alarmante të shifrave të të miturve të përfshirë në ngjarje kriminale. 1470 ka qenë numri i krimeve të kryera nga të miturit, ndërsa 50 janë arrestuar për vepra të ndryshme penale gjatë 2022. Punonjësit socialë vënë theksin tek edukimi në mënyrë që krimi të mos jetë një opsion për ta.

Kriminaliteti tek të miturit në Shqipëri është rritur në shifra alarmante. Të miturit e përfshirë në krime i përkasin grupmoshës 11-18 vjeç, ndërsa më e përfshirë është kryesisht mosha 16 vjeç. Punonjësit socialë evidentojnë së këta të mitur vijnë veçanërisht nga familje me probleme social-ekonomike.


Lehtësirat që ofron ligji shfrytëzohen nga të miturit që kthehen në përsëritës të veprave kriminale dhe shfrytëzohen nga të rriturit për të kryer krime. Ndaj sipas punonjësve socialë, ata duhen edukuar, mbështetur dhe shkolluar, që krimi të mos jetë një opsion për ta.

Në bazë të statistikave, vetëm gjatë vitit 2022, numri i krimeve të kryera nga të miturit ka qenë 1470, ndërsa janë arrestuar 50 të mitur për vepra të ndryshme penale dhe qindra të tjerë janë hetuar në gjendje të lirë. Numri më i lartë i të miturve të arrestuar është për vjedhje, ndjekur nga prodhimi dhe shitja ë lëndëve narkotike dhe armëmbajtja pa leje.

 

Marrë nga Syri.TV

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here