Berisha nxjerr videon e protestës së banorëve të Bërxullës: Belinda ha biftek 1 mln lekë

0
135

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me protestën e zhvilluar nga banorët e Bërxullës.

 

Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama se po grabit qytetarët, ndërsa bën thirrje që të ndalet terrori ndaj banorëve të Bërxullës, që nuk kanë bërë gjë tjetër veçse kanë mbrojtur pronat e tyre.

Banorët e Bërxullës kanë protestuar kundër ndërtimit të aksit Thumanë-Kashar me pretendimin se pronat e tyre nuk po vlerësohen ashtu si duhet, banorët e Bërxullës nuk kanë kursyer as thirrjet kundër qeverisë duke denoncuar veprimet e tyre.

Gjithashtu banorët vunë në dukje se zëvendës kryeministrja dhe njëherazi ministrja e Energjetikës Belinda Balluku “ha biftekë nga 1 milionë lekë”, ndërsa kryeministri Rama ha “dreka nga 10 mijë euro”, teksa vetë ata nuk kanë ushqim të mjaftueshëm.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here