Të tjera detaje nga vrasja e 22-vjeçares nga Kenia/ Shoqërohet në polici një ndër personat e fundit që e ka takuar

0
256

Me urdhër të Gjykatës së Tiranës është shoqëruar në polici Rodi Barçi, i cili ishte shofer në kazinonë ku punonte 22-vjeçarja keniane që u dhunua barbarisht në Tiranë dhe humbi jetën.

Barçi ishte ndër personat e fundit që ka takuar 22-vjeçaren keniane, e cila humbi jetën në rrethana të paqarta.

Mësohet pse pas shoqërimit në komisariatin nr. 1 në Tiranë, në polici ndodhet dhe vëllai dhe nëna e tij.

Burimet për mediat thonë se Barçi është shoqëruar për t’u rimarrë në pyetje për këtë çështje.

Burimet bëjnë me dije se efektivë të komisariatit nr. 1 kanë kryer edhe kontroll në banesën e tij me kërkesë të prokurorisë dhe vendim të Gjykatës së Tiranës.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here