Publikohen pamjet e 22-vjeçares nga Kenia pak orë para se te gjendej e vdekur

0
191

Panorama TV ka mundur të sigurojë pamjet e 22-vjeçares nga Kenia, Joy Ayoko pak orë para se te gjendej e vdekur.

Në foto, Joy shihet së bashku me një vajzë tjetër duke u futur në një ndërtesë me disa çanta në duar. Disa orë më vonë ajo gjendet në gjendje kome pasi ishte dhunuar brutalisht dhe ishte hedhur nga ballkoni i banesë ku jetonte në Tiranë nga persona të paidentifikuar.

Ndërsa sot, Rodi Braci shoferi i kazinosë ku punonte Joy, është shoqëruar nga Policia për t’u marrë në pyetje.

Burimet thanë se shoferi i kazinosë ka mohuar të ketë pasur një konflikt me vajzën keniane Xhoi Ajoko. Ai është shprehur se kanë qenë miq me njëri-tjetrin.

Më herët nëna e Xhoit deklaroi se 4 ditë para ngjarjes ajo ka udhëtuar me shoferin e kazinosë Rodi Braci për në Durrës.

Ky i fundit kishte vazhduar t’i shprehte pëlqimin e tij të resë dhe i kishte qëndruar shumë pranë gjë e cila kishte shqetësuar Xhoin. Sipas nënës, Xhoi kishte vënë re se po ndiqej vazhdimisht nga shoferi.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency