Biden: SHBA do të reagojë nëse Kina do të furnizonte Rusinë me armë

0
137

Shtetet e Bashkuara do të përgjigjen nëse Kina do të furnizonte Rusinë me armë. Kështu u shpreh presidenti amerikan Joe Biden në një intervistë për televizionin amerikan ABC news, duke përsëritur se për momentin nuk ka asnjë provë që Pekini synon ta bëjë këtë.

 

Nëse Pekini do të furnizonte me armë forcat e Vladimir Putinit, paralajmëroi presidenti amerikan, “do të kalonte një kufi që të tjerët e kanë tejkaluar. Si përgjigje ne kemi vendosur sanksione shumë të ashpra”.

Një paralajmërim lëshoi edhe për homologun kinez, Xi Jinping, duke konfirmuar se ndaj Kinës do të vërshonin sanksione të rënda nëse armatose ushtrinë e Putinit. “Gjatë telefonatës së fundit i kam thënë: Nga Rusia u larguan 600 kompani të huaja pas asaj që ndodhi. Prandaj trego kujdes pasi e ardhmja e Kinës varët nga investimet e perëndimit”, theksoi Biden.

 

Joe Biden përsëriti synimin e tij për të tentuar të kandidojë për një mandat të dytë në vitin 2024, por gjithashtu pranoi se është “legjitime” që njerëzit të bëjnë pyetje për moshën e tij.

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here