Berisha: “Edi Ramën do ta përcjellim në koshin e drejtësisë”

0
99

Nga takmi i rradhës në Gjirokastër, Sali Berisha ka inkurajuar demokratët që ta vazhdojnë betejën për largimin nga pushteti të Edi Ramës dhe PS. Ai tha se Ramën ‘do ta përcjellin në koshin e drejtësisë”, ndërsa u bëri thirrje që të mos dekurajohen dhe ta vazhdojnë betejën.

“Do ta përcjellim në koshin e drejtësisë Edi Ramën dhe suitën e tij. Ndaj propozoj ta vazhdojmë këtë betejë. Opozitë do të thotë sakrificë. Nuk duhet të dekurajoheni. Ju ftoj të bëjmë gjithçka, që këta kandidatë, që i keni zgjedhur me votën e lirë, me vullnetin tuaj, i keni zgjedhur në mënyrën më demokratike, këta kandidatë që na bëjë krenarë sepse janë kandidatët e lirisë, të bëjmë gjithçka për fitoren e tyre.

Këta e meritojnë fitoren dhe këta do fitojnë. Zgjedhjet, votat janë shtyllë kryesore e revolucionit tonë. Ata që mendojnë se revolucioni është vetëm përleshje, nuk kanë koncept nga revolucioni demokratik. Nuk heqim dorë nga zgjedhjet. Forca jonë do e dërrmojë këtë regjim.
Por do ndjekim çdo procedurë kushtetuese. Nuk dalim ne jashtë zgjedhjeve, ne do fitojmë bashkitë! Edi Ramës do ia ngushtojmë lakun në fyt, ashtu siç e meriton!”, tha Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here