Meta: Isha 30 vjeç, kur bëra falas rrugën e Llogarasë, sot Rama me cmimin me te larte ne BE

0
148
  1. Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta akuzon kryeministrin Rama se ai dhe qeveria e tij është e korruptuar. Meta solli në vëmendje kohën kur ka qenë kryeministër, ndërsa tha se nuk është njësoj me atë, sepse kur ishte 30 vjeç ka ndërtuar rrugën e Llogarasë falas, ndërsa sot rruga e Arbrit ka nisur me 75 mln euro dhe 350 mln euro.Po ashtu, Meta tha se Rama sillet në mënyrë kriminale me pedagogët, të cilët kërkojnë rritjen e pagave njësoj si koleget e tyre në rajon.

Nuk jam njësoj me Edi Ramën unë. Unë nuk i jam shmangur ndonjë komisioni hetimor p[parlamentar. Unë nuk e kam shkelur asnjëherë kushtetutën, as kur kam qenë kryeministër dhe as kur kam qenë president. Përkundrazi e ka shkelur Rama dhe e ka nxjerrë Venecia.

Nuk jam njësoj me Edi Ramën, se ti e di si e kam bërë rrugën e Llogaritëse 30 vjeç në dimër, është edhe sot e kësaj dite, është bërë falas me xheniot e ushtrisë. Me 600 mijë euro bëheshin rrugët. Po Rama me sa i bën sot rrugët? E ka nisur me 75 mln euro Rrugën e Arbrit me çelësa në dorë, e ka çuar 350 mln euro dhe nuk dihet sa do shkojë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here