Meta: Berisha si Ronaldo, ka parametrat e një 30-vjeçari

0
144

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta replikoi me analistin Baton Haxhiu në “Çim Peka Live” për moshën e kryetarit të PD, Sali Berisha.

 

Meta tha se kush ve në diskutim moshën e Berishës, bën një gabim shumë të madh sepse ai ka këmbët si futbollisti Ronaldo dhe ka parametrat shëndetësore të një 30-vjeçari.

“Në Malajzi ishte një kryeministër që kishte 20 vjet që ishte pensionuar. Dhe u kthye sepse vendi e solli, interesi kombëtar e solli, në moshën 98 vjeç. Për një skandal të rëndë korrupsioni nisi rebelimi. Dhe u rikthye në moshën 98 vjeç. Nëse vini në diskutim moshën e zotit Berisha, bëni një gabim shumë të madh se ai i ka këmbët si Cristiano Ronaldo, i ka parametrat si 30 vjeç, aq më tepër kur shikon njerëz ai gjithmonë vetëm merr entuziazëm dhe jep entuziazëm”, u shpreh Meta.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here