Kundër betonizimit, kaosit urban dhe vjedhjes së taksave/ Belind Këlliçi : Më 14 maj votoni për ta marrë bashkinë, jo për ta dhënë!

0
109

Në takimin e rradhës me qytetarët, kandidati i opozitës Belind Këlliçi u ka premtuar se pas 14 majit, të gjitha pakënaqësitë e tyre nuk do të bien më në vesh të shurdhër. Në postimin e tij në rrjetet sociale ai shkruan:

Do ta kthejmë dëshpërimin e tregtarit të vogël në motiv për të reaguar me votë! Do e shndërrojmë pakënaqësinë tuaj ndaj bashkisë në forcë reagimi! Tirana do të dalë nga apatia ekonomike dhe shoqërore! Zemërimin tuaj do ta bëjmë votë revanshi kundër betonizimit, kaosit urban dhe vjedhjes së taksave! Zgjedhjet nuk bëhen për t’iu dorëzuar të tashmes. Ato janë një mundësi që ky realitet të ndryshojë.

Më 14 maj votoni për ta marrë bashkinë, jo për ta dhënë!

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here