Ish-ministri Myqerem Tafaj: Skenarët e qëllimtë të mazhoranës

0
177

Ish-ministri Myqerem Tafaj ka komentuar situatën e djeshme në Kuvend, ku paralelisht mbahej seanca plenare dhe jashtë sallës, protesta e opozitës.

Myqerem Tafaj, aktualisht anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, tha se vendi është i përfshirë në një krizë, që ka përfshirë sipas tij parlamentin. Tafaj tha se mazhoranca ka bërë skenarë të qëllimta, ndërsa abuzon me numrin e kartonëve.

“Nëse opozita nuk gëzon të drejtat parlamentare, nuk i ngelet gjë tjetër veçse të reagojë dhe fajin e ka maxhoranca, që ka numrat. Nëse me këtë strategji, ku përjashtohen shumë deputetë të opozitës, si mund të flitet për një zhvillim normal të një parlamenti. Pse e shkelën rregulloren? E shkelën se ky konflikt buron nga një kërkesë kushtetuese, siç është kërkesa për ngritjen e një komisioni hetimor. Dhe në këtë rast maxhoranca thotë; Jo! Ndaj Kushtetuta është e qartë. Është e drejtë automatike e opozitës që 1.5 e deputetëve kërkojnë ngritjen e komisionit, ai duhet të ngrihet. Kjo gjë nuk i bën mirë vendit. Komisioni Hetimor është kërkesë normale. Gjithçka është e qëllimtë, unë i kuptoj deputetët, pasi në sallë kam qenë dhe vetë.

Protesta është mjet themelor në një demokraci, opozita e ushtron dhe përmbush funksionin e saj, përmes pjesëmarrjes në Kuvend dhe duke shfrytëzuar dhe mjete të tjera. Funksioni i opozitës përmbushet në Kuvend. Njerëzit mendoj se e kuptojnë çështjen McGonigal. Kur ka një çështje kaq të madhe, kjo çështje për sa kohë opozita e ka këtë pretendim se ka qenë sulm ndaj saj, kjo është çështje sensitive. Protesta e thotë fjalën e saj me mesazhin që jep, këto janë format klasike të protestave demokratike. Këto do jenë protesta paqësore, të protestuesve të vendosur që mos të pranojnë këtë situatë.”, theksoi ish-ministri.

 

Pyetjes se pse u zgjodh data 3 mars si ditë proteste kombëtare nga opozita, Tafaj tha; Është një vendim i rëndësishëm, as për një person apo parti, por për fatin e demokracisë shqiptare. Ne vijmë pas 4 vitesh të mungesës së pluralizmit në pushtetin lokal. U provua që pas 28 vitesh me një vend që kishte përmbysur diktaturën, që të rivendosej sërish. Një maxhorancë e përgjegjshme nuk do e bënte kurrë.”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here