Shkullaku: Rama do tentojë ta ndalojë PD-në të regjistrohet në zgjedhje

0
102

Analisti Armand Shkullaku, duke folur në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, në lidhje me atë që do të ndodhë në 3 mars dhe vendimin e gjykatës për PD-në,  është shprehur se, Rama do të tentojë ta ndalojë regjistrimin e opozitës në zgjedhje.

Sipas Shkullakut, Rama do të tentojë ta çojë çështjen sërish në shkallë të parë.

Duke folur në SYRI TV, Shkullaku u shpreh se, gjuha e sotme e Sali Berishës ishte e butë.

‘Me 3 mars Edi Rama nuk do ti japë zgjidhje kësaj pune. Mos harrojmë se në 7 mars se është afati i fundit i regjistrimit në KQZ për zgjedhjet e 14 majit. Do të tentojë ta kthejë në shkallën e parë, do ta mbajë zvarrë për ta lënë PD-në jashtë zgjedhjeve.

Në momentin që kemi lënien jashtë zgjedhjeve PD-në, as Sali Berisha nuk duhet të ketë kompleks.

Unë mendoj se nëse opozita tentohet të lihet jashtë me vendime gjykate, mendoj se është në të drejtën e vet dhe mu duk si i butë në mënyrë që ai foli, nuk është asgjë më shumë se sa ajo që ka tentuar ta bëjë në mënyra të fshehta me McGonigalin apo e mbani mend ‘opozita e rublave’, që ka marrë lekë që në 2011 në raportin e Dick Martit, që në 2017, meqë Putinin se zinte gjumi nga regjimi i Tiranës që duhet rrëzuar, i ka dërguar lekë Lulzim Bashës, që ti çonte në Amerikë dhe të dilte në foto me Trump.

Ne kemi faktin që është provuar që McGonigal, citoj: Mori para për të çuar përpara interesat e kryeministrit të Shqipërisë. Që materialet që ju servirën McGonigal, kishin dalë nga zyra e kryeministrit Rama, që këshilltari i Ramës kishte paguar dëshmitarë për të udhëtuar në Europë për të dëshmuar kundër PD-së, këto janë faktet.

Kjo është një shkallë më lart, që Edi Rama ta përjashtojë me procedurë nga zgjedhjet.

Prandaj unë them se gjuha është shumë e butë’, u shpreh analisti Armand Shkullaku në SYRI TV.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here