Foto me Lulzim Bashën dhe Lul Berishën, kush është i arrestuari për llogari të SPAK në Dubai

0
133

Ky është Amar Shkëmbi i njohur edhe me emrin Dritan. Ai u arrestua në Dubai më qëllim ekstradimin drejt vendit tona për llogari të prokurorisë së posaçme.

Në këto foto të siguruar nga Ora News shikohet 39-vjeçari Amar Shkëmbi më ish kryetarin e PD Lulzim Bashën.

Po ashtu edhe në këto foto dallohet në një ambient lokali Amar Shkëmbi nën shoqërimin e Lul Berishës ish anëtar i bandës së Durrësit dhe një herësh kunati i Plaurent Dervishaj edhe ky i shpallur në kërkim ndërkombëtare.

Amar alias Dritan Shkëmbi dyshohet se është pjesë e grupit të cilët i bënë atentat ish prokurorit Arjan Ndoja, ku mbeti i vrarë shoferi i tij Andi Maloku.

Ndaj tij, GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e funksionarëve publikë”, mbetur në tentativë, “Vrasja në rrethana cilësuese”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve luftarake dhe i municionit, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here