Çështja e marrëveshjes së hapësirave detare në harresë nga qeveria. Tritan Shehu: Ministra jonë e Jashtme vazhdon “gjumin” dhe nuk jep asnjë alterantivë!

0
190

Ish-ministri i Shëndetësisë, aktualisht deputeti i PD-së, Tritan Shehu me anë të një postimi në rrjetet sociale ka vënë në dukje harresën e qeverisë lidhur me Traktatin e Miqësisë me Greqinë, një dokument ky tepër i rëndësishëm për marrëdhënien mes dy vendeve. Në postimin e tij të plotë ai shkruan :

 

Qellimshem Qeveria shqiptare le ne harese Traktatin e Miqesise me Greqine.

Ndersa ky traktat, I firmosur me 1996 e i hyre ne fuqi me 1998, skadon brenda ketij viti…

Ministra jone e Jashteme vazhdon “gjumin” dhe nuk jep asnje alterantive per me tej!

Ne fakt edhe Qeverite e mepareshme socialiste e kane lene ne “harese” per “xhelozi” a dicka tjeter kete Traktat shume te rendesishem per maredheniet midis dy vendeve tona e stabilitetin e Rajonit.

Nje Traktat baze ai, shume i gjere ne mundesite, qe krijon ne zgjidhjen e problemeve te ndryshme midis dy vendeve dhe krijimin e hapesirave te reja ne kete drejtim.

Ne fakt eshte i pari dokument bilateral, ku pala greke ka pranuar qarte kufijte egzistues midis dy vendeve sipas Aktit Final te Helsinkit dhe Kartes se Parisit, duke hequr dore keshtu nga protokolli i Korfuzit e rivendikimet territoriale te tij.

Cuditerisht me tej ai protokoll i Korfuzit, i nulifikuar qe nga Protokolli i Firences, u nxorr nga “haresa” si fantazem prej Qeverise Rama pak vite me pare, per qellime te mbrapshta, se paku per demagogji.

Traktati i Miqesise, ky dokument madhor, qe duhet perdorur edhe si themel politik i zgjidhjes se ceshtjes se Mareveshjes se hapesirave detare, kerkohet te cfuqizohet ne harese.

Nderkaq ne fshehtesi po “punohet” per cuarjen ne Gjykaten Nderkombetare te zgjidhjes se ceshtjes detare, e krijuar artificialisht mbas rrezimit prej Gjykates Kushtetuese te asaj Mareveshje te pare, racionale e te ekuilibruar ajo.

Ndersa nuk po behet asnje perpjekje per “rigjallerimin” e atij Traktati Miqesie, vlerave te tij, shume te dobishme ato per sot e neser….

Kjo Qeveri zgjoi Protokollin e Korfuzit…

Te shohim cfare tjeter “risie” nga erresira do te na sjelle kjo neser….

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here