Premtimi i Këlliçit: Pas 14 majit nuk do të paguani për ujin e ndotur! UKT-ja sot, si seli partie

0
150

Deputeti dhe njëherazi kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 14 majit, Belind Këlliçi ka denoncuar UKT-në, pasi sipas tij kryeqyteti paguan për ujë të pijshëm, por ujin e pijshëm e blejnë, duke arkëtuar një shërbim që nuk ofrohet për banorët.

“Uji është shtuar vetëm në faturë. Ju paguani për ujë të pijshëm, por ujin e pijshëm e bleni. Arkëtimi për një shërbim që nuk ofrohet është vjedhje.

Pas 14 majit, ju nuk do të paguani për të pijshëm ujin e ndotur, me erë dhe shije të keqe që ju vjen te çezma! 

Pas 14 majit, të gjithë rrogëtarët fiktivë që shtriqen kafeneve, ata që e dinë UKT-në seli partie, do të largohen!

Do i kursejmë Tiranës ca para të mira e do t’i investojmë në rrjetin hidrik! Unë do e ndaloj punësimin fiktiv në çdo institucion në varësi të bashkisë!”, shprehet Belind Këlliçi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here