Berisha: Hyjmë në një fazë tjetër të revolucionit, nga mëngjesi deri në darkë duhet të punojmë për fitoren e zgjedhjeve lokale 

0
155

Kreu i PD Sali Berisha tha se tani është një fazë tjetër revolucionit, duke kërkuar punë në terren për zgjedhjet lokale.

“Ju do të dëgjoni nga shumë bashkëbisedues tuaj të flasin për revolucionin si një diccka traumatike, por në fakt nuk ka gjë më të shenjtë për këtë shoqëri sot, sesa revolucioni. Sepse duhet të shpëtojë kjo shoqëri.

A nuk janë përzënë nga Shqipëria nga viti 2014-2022, 937 mijë qytetarëve vetën në hapësirën e BE-së. A nuk janë përzënë. Asnjë lloj lufte nuk mund të ishte kaq shpresëvrasëse tek shqiptarët sa ky regjim. Pra është jetike për ne.

Së pari të shtrojmë këto pyetje vetes tonë, së dyti të hapim një debat me ccdo shqiptar. Nuk e kemi për vete ne këtë, nuk e kemi për pushtetin tonë. Jo kjo është për ccdo shqiptar, kjo është për Shqipërinë, kjo është për ti dalë zot këti vendi dhe shpëtuar nga kjo katastrofë në të cilën po rrokulliset me shpejtësi, sa asnjë vend tjetër i planetit. Pa luftë civile, pa ndonjë luftë tjetër, vetëm një shpresëvrasës nga mëngjesi deri në darkë.

Ne jemi në revolucion, por tani kërkohet një fazë tjetër. Ne hymë në një fazë në të cilën nga mëngjesi deri në darkë duhet të punojmë për fitoren e zgjedhjeve lokale. Kandidatët tanë duket të kenë nga strukturat, mbështetjen më maksimale që mund tu japim. Kandidatët tanë, duhet të shumëfishojnë ccdo përpjekje për rezultatet më të shkëlqyera, por kjo duhet të shkojë paralel me të gjitha format, qëndresën dhe veprimtaritë e revolucionit tonë.”

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here