Situatë kaotike në Brazil, shtohet numri i viktimave

0
122

Reshjet e dendura të shiut gjatë fundjavës kanë krijuar një situatë kaotike në Brazil. Sipas autoriteteve deri më tani rreth 36 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut. Video-pamjet e shpërndara në rrjetet sociale, tregojnë lagje nën ujë, autostrada të përmbytura dhe grumbuj të mëdhenj mbeturinash.
Ekipet e shpëtimit janë duke bërë përpjekje për të arritur tek të mbijetuarit dhe për t’i zhbllokuar rrugët.Ndërkohë në zonë priten reshje të tjera të dendura shiu, të cilat rrezikojnë t’i përkeqësojnë kushtet edhe për ekipet e emergjencës.

Sipas zyrtarëve, pas kësaj situate tragjike qindra familje kanë mbetur pa strehë. residenti i Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva, tha se do t’i vizitojë zonat e prekura gjatë ditës së sotme.
Në një deklaratë ai u shpreh duke thënë se : “Ne do t’i bashkojmë të gjitha nivelet e qeverisjes dhe me solidaritetin e shoqërisë, do t’i trajtojmë të prekurit, do t’i kërkojmë të zhdukurit, do t’i rregullojmë autostradat, lidhjet e energjisë dhe telekomunikacionet”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here