Konventa e 2-të, ‘Pro Familjes dhe Jetës’/ Akil Pano: Familja shqiptare e kërcënuar

0
268

Zoti, familja, kombi” ishte tema qendrore e diskutimeve të konventës së dytë të Koalicionit shqiptar pro familjes dhe jetës. Sipas themeluesit të këtij koalicioni, Akil Pano shoqëria shqiptare duhet t’u kthehet vlerave, kurse deputetja austriake Gurdun Kugler  tha se duhen krijuar politika për moslargimin e njerëzve nga Shqipëria.

Konventa e dytë e Koalicionit shqiptar pro familjes dhe jetës mblodhi personalitete të larta shtetërore nga Shqipëria, SHBA-ja, Austria, Anglia e Brukseli në diskutime për “Zotin, familjen, kombin”, si fuqitë kryesore që përligjin ekzistencën.

Në këto kohë vendi është në një situatë kaotike, prej varfërisë e shpopullimit, është e udhës sipas Akil Panos, themeluesit të koalicionit që shoqëria të kthehet te vlerat e komunikimi me Zotin.

“Familja shqiptare ndodhet nën një kërcënim të vazhdueshëm. Plakja me shpejtësi e popullsisë, lindshmëria e ulët dhe shpopullimi i vendit, janë atentatorët, vrasësit më të mëdhenj të shpresës. Presim një rikthim tek vendi i vlerave”, tha Pano.

Nisur nga përvojat vetjake, deputetja austriake Gudrun Kugler, e quajti sukses të jetuarit në harmoni me familjen.

Sipas zyrtares është domosdoshmëri krijimi i politikave për moslargimin e njerëzve nga Shqipëria.

Lindshmëria ka rënë në Austri dhe në Shqipëri. Për ne është shumë shqetësuese kjo. Shqipëria ka nevojë më shumë në këtë drejtim. Të mendoni për politika miqësore për familjen”, theksoi Kugler.

Shpëtimi nga sprovat që shkundin njeriun gjendet përmes adhurimit të Zotit, ndaj Presidenti për Politikat dhe Marrëdhënien me Qeverinë në Amerikë Travis Weber nënvizoi nevojën e afrisë me të gjithëdijëshmin.

“Familjet e forta janë uji që ushqen tokën e këtij kombi. Zoti ka krijuar burrin dhe gruan. Ne kemi nevojë që ta ndjekim këtë koncept”, shtoi Weber.

Të pranishëm në aktivitet ishin edhe përfaqësues të qeverisë dhe opozitës shqiptare.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here