Dyfishohet çmimi i patentës, Blendi Gonxhe e justifikon: Nuk duam më autoshkollë sa për letra

0
123

Për të marrrë një leje drejtimi të kategorisë B qytetarët këtë vit do duhet të paguajnë minimum nga 85 mijë lekë.

Ky dyfishim i çmimit vjen pas një marrëveshjeje të nënshkruar nga DPSHTRR, DPT dhe shoqata e autoshkollave, që kanë dakordësuar çmimet minimale të unifikuara për orët teorike dhe praktike.

Sipas DPSHTRR, ndryshimi bëhet për të eleminuar sekserët dhe konkurrencën e pandershme që ka përfshirë tregun e autoshkollave.

“Kjo marrëveshje ndihmon që ne të fuqizojmë autoshkollat e ndershme, të mbrojmë autoshkollat e ndershme.

Duhet të pranojmë që jo të gjithë janë të tillë. Kemi sot ende fenomenin e sekserëve të cilët bredhin lart e poshtë duke i gjetur atyre një autoshkollë sa për letra. Ka rënë vlera e autoshkollimit,”- thotë drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhe.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here