“Shqipëria derdhet në Tiranë”/ Me furgonë e vetura shqiptarët sfidojnë të ftohtin, mijëra në protestë

0
123

Vlorë/ Rreth 1100 veta janë nisur sot nga rrethi i Vlorës në drejtim të  Tiranës, simpatizantë të Partisë Demokratike që do të marrin pjesë në protestën e orës 12:00.

Nga dega e Partisë Demokratike Vlorë janë nisur rreth 850 persona teksa janë rregjistruar 120 automjete. Nga dega e Selenicës janë rregjistruar 30 automjete me një total rreth 150-170 persona.

Ndërsa nga dega e Himarës janë nisur diku tek 50-80 persona teksa janë regjistruar në degë rreth 15-20 automjete.

Nisja do të bëhet në mënyrë private teksa automjetet pjesëmarrëse në protestë janë rregjistruar fillimisht në degët përkatëse.

Ashtu si në çdo protestë të opozitës, policia e Vlorës ka vendosur postbllok për të kontrolluar automjetet në hyrje të autostradës Levan Vlorë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here