Noka: Basha është i pari që duhet të fliste sot për McGonigal, por nuk e bën se është peng-

0
130

Në “Drejt” në RTV Ora nga Luan Rama, deputeti Flamur Noka u shpreh se Basha duhet të ishte i pari që duhet të reagonte për dosjen amerikane.

Ai tha se shqiptarët e dinë se kush është pengu dhe po të mos ishte ai ndoshta nuk do të ndodhedhin gjithë këto zhvillime dhe diskutime.

Noka: Bashën nuk e kam akuzuar për para ruse. Sot duhet të ishte i pari që duhet të fliste, është peng që kur ha lugën e çorbë së prishur, je i detyruar që të vjellësh gjithë jetën. Sot pa demokraci shqiptarët nuk kanë mundësi për të ndërtuar familjen dhe të ardhmen e tyre.

Shqiptarët e dinë se kush është pengu dhe po të mos ishte ai ndoshta nuk do të duhej ta bënim këtë diskutim. Unë do t’i them të papunit që ta heqim këtë bandit se e ka varfëruar, bujkut do t’i them hajde se do të zgjidhet prona dhe do të japë bukë, mësuesit që të mos jetë skllav i rilindjes nënë terror, do t’i them pensionistit se do të dyfishojmë pensionin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here