Berisha: Historitë me pullë të kuqe me ambasadorë dhe të dashura, i kam të filmuara

0
172

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli në “Now me Erla Mëhillin” për ambasadorë të përfshirë në afera rozë dhe që nuk kanë zbatuar si duhet detyrën.

Pa përmendur emra, berisha solli në vëmendje rastin e një diplomati në tiranë, për të cilin disponohen video intime me persona në “livadhin e qeverisë”.

“Kur diplomati dashurohet në livadhin e qeverisë dhe ato të veshit ja kthen të gjitha në puthje qeverisë dhe shkelma opozitës ky është konflikt i hapur interesi. A do të të them unë ty, që është larguar tjetri, shumë i rëndësishëm, ambasador i filmuar. Të lutem, nuk flas kot, hiqe nga mendja se unë i lejoj vetes të flas kot,’’ – u shpreh Berisha.

Kryedemokrati tha se kundërvënia ndaj Yuri Kim nuk i leverdis, por kurrësesi nuk mund të pranojë këtë sjellje që ambasadorja ka ndaj Shqipërisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here