11 shkurti” si AKT VETËMBROJTJE kolektive.

0
199
Nga Gent Strazimiri
11 shkurti” si AKT VETËMBROJTJE kolektive.
Është një shoqëri nën agresion!
Është nën agresion çdo individ pjesëtar i saj.
Është nën agresion cilido që ka një makinë, e që duhet ta funizojë me karburant.
Është nën të njëjtin agresion edhe ai që nuk ka makinë e që në karburant nuk ka shkuar kurrë, sepse kur shkon në market paguan edhe ai, në çdo produkt që blen, çmimin e karburantit që vendos “bordi” i qeverisë.
Është nën agresion cilido që ka një aktivitet privat, që përpiqet të jetojë me djersë, e që sa herë sheh dikë në derë i ngrin zemra derisa bindet që është klient e jo gjobvënës i qeverisë.
Është nën agresion edhe ai që aktivitet privat nuk ka patur kurrë, e që kur kërkon shërbim paguan edhe frikën e gjobës së qeverisë që nuk dihet kur do vijë e sa do vijë, por që do vijë… do vijë…
Është nën agresion çdo punonjës i administratës që nuk i mjafton të kryejë detyrën shtetërore për të qenë i sigurtë në vendin e punës, nëse nuk është “Akt1vist” e të jetë nën kontrollin e qeverisë…
Është nën agresion edhe ai që nuk ka qenë kurrë punonjës i administratës, por që motra, vëllai, kushëriri a i afërmi i lutet ta mbështesë si “Akt1vist” që të ruajë vendin e punës…
Është nën agresion çdo individ që ka frikë kur i vjen në derë fatura e ujit kur ujë nuk ka, fatura e energjisë megjithëse energji nuk ka përdorur…
Është nën agresion fukarai dhe zengjini, i punësuari dhe i papuni, studenti dhe pensionisti…
Është nën agresion liria e gjithësecilit për të mos qenë dakord me qeverinë, për ta ndërruar me votë qeverinë, për të mos u përdhunuar në sportele e zyra ku “Aldat” janë Zot!
Është një shoqëri kolektivisht nën agresion e depresion!
Është një shoqëri e vendosur në limitet e mbijetesës e të MBROJTJES SË NEVOJËSHME, nën të njëjtin agresion prej të njëjtit agresor!
Është një shoqëri që nuk ka zgjidhje tjetër veç VETËMBROJTJES, kolektivisht!
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here