Shehaj: Gugallja ka nisur procedurat e azilit politik në Austri. SPAK, hetime paçavure, Ahmetaj duhet të ishte në burg

0
141

Brisida Shehaj, kordinatore kombëtare e Partisë së Lirisë tha në “Ora e Betit” se Stela Gugallja ka filluar procedurat e azilit politik në Austri.

Ndërsa duke komentuar lajmin për hetimin e ish-ministrit Ahmetaj, ajo tha se ai duhet të ishte në burg tani për aferën e incineratorëve.

Shehaj: E di i madh dhe i vogël që ajo zonja ka filluar procedurat për azilin politik. Jeton në Vjenë, ka dy fëmijë në shkollë në Vjenë. Nuk është anonim. Ka vajtur, ka bërë një mal me letra që në momentin që është regjistruar hetimi këtu, ka kontraktuar një kompani atje. Donte të na hidhte dhe në Arbitrazh ne kjo zonja se nuk i mjaftoi që vodhën. Ministria e Drejtësisë ka nisur letrat për ekstradimin e zonjës nga Austria, fakti që ajo është në procedurën e azilit duhet pritur vendimi i Austrisë se ka kërkuar azil për këtë shkak. Arben Ahmetaj duhet të ishte në burg sot.Nuk janë hetime por paçavure. Vetëm me dokumentacionet që i kemi dhënë ne Engjëll Agaçi duhet të ishte në burg, komplet zinxhiri i ministrisë së Ekonomisë, Infrastrukturës, Erion Veliaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here