Rritet frikshëm numri i të vdekurve nga tërmeti në kufirin Turqi-Siri,

0
104

Një përditësim nga ministria siriane e shëndetësisë thotë se 237 njerëz janë vrarë në vend – në të gjithë provincat e kontrolluara nga qeveria të Alepo, Latakia, Hama dhe Tartus.

Më shumë se 600 persona janë lënduar, thotë ministria.

Në Turqi numri i viktimave ka shkuar në 284 ndërsa mbi 2323 persona kanë mbetur të plagosur.

Nuk e dimë ende se sa viktima ka pasur në provincat e kontrolluara nga rebelët.

Një burrë i tha BBC-së se ishte i bindur se familja e tij do të vdiste kur tërmeti tronditi banesën e tyre të katit të 5-të në qytetin jugor turk të Adanas.

“Unë kurrë nuk kam parë diçka të tillë në jetën time. Ne u lëkundëm për afër një minutë,” tha Nilüfer Aslan.

Ai përshkroi thirrjen e të afërmve në dhomat e tjera.

“I thashë ka një tërmet, të paktën të vdesim bashkë në të njëjtin vend’… Ishte e vetmja gjë që më shkoi në mendje”.

Kur tërmeti pushoi, Aslani iku jashtë – “Nuk mund të merrja asgjë me vete, po qëndroj jashtë me pantofla” – për të parë se katër ndërtesa që rrethonin të tijën ishin shembur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here