Rama kërkon të fitojë zgjedhjet me Alibashën! Berisha: I ka bërë llogaritë gabim

0
140

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se kjo forcë politike do të garojë me siglën e vet në zgjedhjet vendore të 14 majit dhe se kryeministri Edi Rama nuk do mund ta mbajë peng.

Gjatë një bashkëbisedimi online, ku iu përgjigj pyetjeve të qytetarëve, Berisha u shpreh se Rama i ka bërë llogaritë gabim.Sipas tij, Rama kërkon ta përjashtojë nga zgjedhjet dhe t’i fitojë ato me Lulzim Bashën dhe Enkelejd Alibeajn në krye të partisë.

Me atë sigël që përmbysëm etërit e Edi Ramës dhe të cilën Edi Rama kërkon ta përdhosë dheposhtërojë, duke ia hequr forcës më të madhe politike. Ky demon pushteti, njeri që nuk ka asnjë normë, asnjë moral, asnjë nder, flamur, që nuk ka asnjë tjetër përveç pushtetit të tij dhe paratë e vjedhura, kërkon tani që ta na përjashtojë nga zgjedhjet në mënyrë që të fitojë me Alibashën, zgjedhjet e ardhshme të 14 majit.

Por llogaritë e ka gabim. Siç i dolën gabim llogaritë me McGoniga-in, kësaj radhe shqiptarët do t’i tregojnë vendin dhe absolutisht do mjerohet në këtë përpjekje të turpsh,e dhe primitive”, theksoi kryedemokrati.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here