Shkrimi i ‘New York Times’, Berisha: Rama është turpi i botës së lirë, të largohet

0
195

Kreu i PD-së Sali Berisha komentoi artikullin e New York Times, ku flitet për çështjen e ish-zyrtarit të FBI-së, McGonigal dhe lidhjen e tij me kreun e qeverisë tonë Edi Rama.

Në një deklaratë për mediat Berisha thotë se Edi Rama i cili është turpi i botës së lirë dhe thotë se ai duhet të largohet nga qeveria menjëherë.

“Gazeta më e madhe në SHBA njofton të gjithë dosjen shqiptare dhe i kushton një shkrim të gjatë aferës Rama-McGonigal, kryesisht dosjes shqiptare. Në këtë mënyrë, Edi Rama është turpi i botës së lirë. Ai duhet të largohet sepse në mënyrë absolute asnjë shqiptar, përveç Duçkës dhe Nezës dhe ndonjë tjetri, nuk kanë pse paguajnë asnjë haraç për të. Në kuptimin moral. Edi Rama u përpoq të mashtronte mbrëmë, por këto dy zhvillime pas daljes së tij, e nxijnë edhe më shumë veprën e tij, figurën e tij. Në fakt turpërojnë edhe Shqipërinë. Ka vetëm një alternativë, dorëheqja e tij e menjëhershme”- tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here