Berisha: Pasi futi në xhep Bashën, Rama përdori Sorosin dhe FBI për të shpallur ‘non grata’ Sali Berishën

0
168

Gjate takmit me kreret dhe sekretaret e degeve te PD ne Tirane Berisha tha se pas kapjes se ish kreut te PD, Rama perdori Sorosin dhe FBI per te shpallur ‘non grata’ liderin historik te demokrateve.

“E vërteta është se McGonigal doli në pension, por operacioni apo farat e mbjella me atë operacion vazhduan gjer nga mesi i vitit 2021. Lulzim Basha i paditur për larje parash ra tërësisht në mëshirën e Edi Ramës dhe ai në kundërshtim me çdo ligj i mbylli dosjen, nuk e çoi në Gjykatën e Lartë.
Pasi i kishte ndërsyer lobistit të PD-së, njeriun ndër më të fuqishmit të FBI-së, ai tregonte mëshirë duke marrë peng me dosje kryetarin e opozitës.
Ky demon pushteti që urren kundërshtarin njëlloj si i ati i tij xhelat, si daja i tij xhelat, bëri gjithçka që pasi futi në xhep Lulzim Bashën, përdori Sorosin, FBI e të tjerë për të shpallur ‘non grata’ Sali Berishën.
Vetë Departamenti i Shtetit me zëdhënësin e tij thotë, se bazë për këtë vendim kanë qenë edhe aktet dhe raportet të kontrollit antikorrupsion të qeverisë shqiptare. Raporte që nuk ka njeri në Shqipëri ti ketë lexuar, përveç atyre duarve të zeza që i kanë shpifur dhe dërguar. Raporte që nuk janë publikuar, nuk kanë parë dritën. Pra njëlloj si paratë e fshehta që ju dorëzuan McGonigal për veprën e tij të zezë edhe këto raporte.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here