Borxh që i jepet një miku me këste dhe në parkingun e një restoranti, nuk kisha dëgjuar ndonjëherë.

0
176

 

Nga Ylli Manjani
Epo borxh që i jepet një miku me këste dhe në parkingun e një restoranti, nuk kisha dëgjuar ndonjëherë.

Padyshim që miqtë i japin para borxh njëri-tjetrit. Edhe miqtë në Amerikë e bëjnë këtë gjë. Por miqtë takohen njerëzisht nëpër shtëpi apo zyra dhe shkëmbejnë paratë.

Borxhi nuk është as i panjohur e as i paligjshëm. Fshehja e dhënies dhe e marrjes po.

Ç’është kjo dhënie borxhi në parking?! Në parking jepet bakshishi, jo borxhi. Në parking jepet shperblimi për punët e zeza, jo borxhi një miku.

Pastaj borxh me këste!?
Me këste zakonisht lahet borxhi, nuk jepet.

Asnjë llogjikë nuk e suporton dot që Mchonigal i ka marrë borxh ato para.

Ose paratë s’janë borxh, ose ata sjanë miq, dmth paratë prap sjanë borxh.
****
Agron Neza ka dhënë vetëm një sqarim publik deri më tani. Dhe atë e ka dhënë për të sqaruar Sali Berishën.

Një minutë. Këtë skandal nuk e shpërtheu Saliu por Amerika. Për këtë skandal këti flasim e komentojmë të gjithë,edhe vetë Edi Rama. Atëherë përse zotnia sqaron Saliun?!

Mos i djeg gjë?!

Mos ndoshta ai e di se ç’i kanë bërë Saliut dhe PD në Amerikë, bashkë me shokët e tij dhe të Edit?!

Po të mos kishte hesap për të dhënë nuk kishte pse fliste për të sqaruar Saliun, por të sqaronte veten. Këtë të fundit duhet tja sqarojë Amerikës jo neve.

Dhe që e çimentonfare rrenën është fjalia sqaruaese “paratë janë të miat dhe jo të Edi Ramës…”

Paret e veta i jep borxh në garazhe…
hahahahahahahahaha.

*Sigurisht që këto janë punët e drejtësisë Amerikane, por për sa na takon ne, budallenj në këto anë nuk ka, o lum miku!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here