Meta: Rama bleu zyrtarë të opozitës, por ai nuk i blen dot qytetarët e Shqipërisë. Zgjidhja me drejtësi popullore

0
147

Në intervistën për Fax News, kreu i PL Ilir Meta tha se Edi Rama dhe vetëm ai dhe personi i kapur në shantazh përmes këtyre lobimeve nga opozita, kanë lobuar shumë për shpalljen time non grata dhe si armik i SHBA.

“Dhe unë gjithmonë kam qeshur dhe jam tallur me ta. Është për të ardhur keq që kryeministri Shqipërisë lobon kundër presidentit të Shqipërisë. Dhe për ata zyrtarë amerikanë. Kam thënë gjithmonë që marrëdhëniet e mia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të shkëlqyera.

Mendoj që situata do të shkojë drejt drejtësisë popullore. Sovraniteti i përket popullit. Partia e Lirisë parashikon mobilizim të jashtëzakonshëm për të sjellë ndryshimin. Kur themi ndryshimin sepse koha e tij ka kaluar, sepse Edi Rama e bleu ndryshimin duke blerë zyrtarë të opozitës. Duke blerë vëzhgues ndërkombëtarë. Edi Rama nuk e blen dot popullin e Shqipërisë.

Kjo është një betejë e cila ka të bëjë me ekzsitencën e Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Nuk është një betejë thjesht për pushtet. Është një detyrë patriotike që Shqipëria të mos zhbëhet si shtet dhe si komb. Prandaj është detyrë e cdo qytetari të Shqipërisë të bëhet pjesë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here