Bushati: Pyetja qe mbeti pa pergjigje nga ambasadorja Kim

0
145

Analisti Andi Bushati i ka drejtuar një pyetje ditën e djeshme Ambasadës amerikane, në lidhje me çështjen e zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal. Bushati u shpreh se e ka pyetur ambasadën, nëse në takimin e kryeministrit Edi Rama dhe ish-zyrtarit ka qenë ndonjë diplomat amerikan.

Bushati nënvizoi se ende nuk e ka marrë një përgjigje.

“Unë kam që dje që i kam dërguar ambasadës amerikane një gjë shumë më të thjeshtë për konfirmim, me e-mail dhe gojarisht.

Mund të më thoni, siç është praktika juaj, kanë qenë diplomatë amerikanë në takimin Rama me zyrtarin e FBI-së?

Zakonisht, me praktikë diplomatike, mund të jetë ose ambasadori, ose diplomati i linjës që ka sigurinë. Kanë qenë apo nuk ka qenë? Ka një ditë e gjysë, që nga “Rruga e Elbasanit” nuk marr përgjigje. Besoj kuptohet se pse nuk janë përgjigje, se nuk ka pasur, vizita ka qenë private”, theksoi ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here