Donald Trump do të lejohet të kthehet në Facebook dhe Instagram

0
96

Donald Trump do të lejohet të kthehet në Facebook dhe Instagram, pasi Meta njoftoi se do t’i jepte fund pezullimit dyvjeçar të llogarive të tij.

Pezullimi do të përfundojë “në javët e ardhshme”, tha gjigandi i mediave sociale.
Në një deklaratë, Nick Clegg, presidenti i Metës për çështjet globale, tha se publiku “duhet të jetë në gjendje të dëgjojë se çfarë thonë politikanët e tyre”.

Firma kishte ndërmarrë veprime pas “lavdërimit të Trump për njerëzit e përfshirë në dhunë në Kapitol”, tha zoti Clegg.

“Pezullimi ishte një vendim i jashtëzakonshëm i marrë në rrethana të jashtëzakonshme”, shtoi ai.

Ai tha se një rishikim zbuloi se llogaritë e zotit Trump nuk përfaqësonin më një rrezik serioz për sigurinë publike.

Por për shkak të “shkeljeve” të së kaluarës së zotit Trump, ai tani do të përballet me dënime të larta për shkelje të përsëritura.

Republikanët kanë bërë presion që zotit Trump të lejohet të kthehet në Facebook ndërsa ai përgatitet të kandidojë sërish për presidencën vitin e ardhshëm.

Trump postoi në kompaninë e tij të mediave sociale, Truth Social, si përgjigje të mërkurën, duke thënë se Facebook kishte “humbur miliarda” pasi ndaloi “presidentin tuaj të preferuar, mua”.

“Një gjë e tillë nuk duhet t’i ndodhë më kurrë një presidenti në detyrë, apo kujtdo tjetër që nuk e meriton ndëshkimin!” shkroi Trump.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here