“Rama duhet të dorëhiqet”, Spartak Braho për arrestimin e ish-zyrtarit të FBI: Moralisht është deri në fyt

0
110

Ish-deputeti i PS-së Spartak Braho i ftuar në “Frontline” të gazetares Marsela Karapanço në News24, ka folur për arrestimin e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së Charles McGonigal dhe lidhjet e tij me kryeministrin Edi Rama.

Braho tha se nëse akuzat ndaj McGonigal vërtetohen do të dënohet me 80 vite burg.

Për Ramën tha se duhet të dorëhiqet, pasi nga pikëpamja morale është i ngarkuar me përgjegjësi, ndërsa nga ana penale nuk ka çështjes. Sa i përket personave A dhe B në dosjen e drejtësisë amerikane, Braho dha emrat Agron Neza dhe Dorian Duçka, duke dhënë detaje për jetën e tyre.

“Në thellësi të akuzave nuk futemi dot, do të flasim për jehonën e këtij lajmi. Akuzat kanë sjellë arrestimin e një prej drejtuesve të Shërbimeve Sekrete Amerikane janë të rënda, shumë të rënda.

Sipas llogaritjeve që bëhen, nëse ato vërtetohen, atij i bie të dënohet rreth 80 vjet burg. Ajo që ka rëndësi dhe na imponon në këtë çështjes është se një pjesë e veprimtarisë së tij shtrihet dhe në Shqipëri. Ai ka pasur kontakte dhe me drejtues kryesorë të shtetit shqiptar, deri dhe me kryeministrin Rama.

Fjala është që ai ka ardhur për të kryer operacione tregtie me ndihmën e një personi që quhet Agron Neza. Personi A është një tropojan, ish-oficer sigurimi. Është larguar në Amerikë në vitet ‘91, i natyralizuar dhe me sa duket ‘personi A’ ka pasur një lidhje këtu që është ‘personi B’. Personi B është Dorian Duçka, djali i tezes i një personi të njohur që është aktualisht kryetar partie. Është marrë me biznese vazhdimisht. Nuk ka ndonjë gjë të keqe në këtë mes. I opozitës është. E merr vesh se çfarë bëhet këtu, djali i tezes së një kryetari të opozitës është këshilltari i shefit të maxhorancës?! Çështje interesash është”, tha Braho.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here