3.5 ton kokainë në Itali, mbërrijnë agjentët e DEA-s në Shqipëri

0
155

Sekuestrimi i 3.5 tonë kokainë dhe arrestimi i 4 shqiptarëve në Itali, ka bërë që në vendin tonë të mbërrijnë agjentë të DEA-s amerikane.

Burime të sigurta nga grupi hetimor bëjnë me dije se në vijim të këtij operacioni, DEA ka ardhur në Shqipëri duke marrë në dorë një megaoperacion për arrestimin e bashkëpunëtorëve të 4 shqiptarëve që mesa duket nuk kanë vepruar të vetëm në trafikun e drogës.

Abc News raporton se operacioni është shtrirë në disa qytete, si në Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier e në Vlorë.

Ngarkesa e kapur prej 3.5 tonë kokainë ishte nisur nga Brazili. Grupi kriminal drejtohej nga shqiptarë. Por autoritetet e huaja nuk i bënë me dije emrat e shqiptarëve të prangosur për shkak të hetimeve.

Mësohet se në përgjimet e italianëve dhe të DEA-s amerikane ka emra të tjerë shqiptarësh që ndodhen në territorin shqiptar për të cilët kanë nisur kontrollet me qëllim kapjen e tyre e t’u dorëzohen autoriteteve të huaja.

Tre personat që po kërkohen kanë një të shkuar kriminale, kryesisht në fushën e narkotikëve.

“Sa agjentë të DEA-s kanë mbërritur,  prej sa ditësh janë këtu dhe zonat ku janë vendosur?

Prej tre ditësh, dy agjentë të DEA kanë mbërritur në vendin për një megaoperacion. Një operacion ku po bashkëpunojnë, Policia Italiane, ajo shqiptare dhe DEA.

E gjitha lidhet me sekuestrimi në 2 janar i, 3.5 ton kokainë ku personat që ishin porositës ishin shqiptarë. Në Itali u arrestuan 4 shqiptarë emrat e të cilëve nuk janë bërë publik.

Momentalisht, janë të paktën tre persona të cilat janë duke u kërkuar nga autoritet e huaja dhe shqiptare. Kontrolle janë shtrirë në disa qytete si Tirana, Fier, Elbasan e  Vlore. Fier dhe Vlorë dyshohet se fshihen autorët.

Vijojnë hetimet, pas përgjimeve të autoriteteve italiane dhe DEA, deri më tani janë këta tre shtetas që mbahen nën vëzhgim.

Emra të njohur?

Sa i përket hetimeve, në fakt edhe zyrtarisht, grupi hetimor është treguar i rezervuar, por duke iu referuar burimeve janë persona me precedentë në fushën e narkotikëve.

Operacioni do të shtrihet jo vetëm te këta persona, por dyshohet se numri i të përfshirëve të jetë edhe më i madh.

Pas ngarkesës në Savona, nuk mendohet se është e vetmja ngarkesë dhe disa prej ngarkesave të tjera të kapura mund ti përkasin këtij grupi, ” tha gazetarja Xhensila Kodra.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here