Bytyçi: Lidershipi kosovar që pasoi Ibrahim Rrugovën, i kapur dhe i korruptuar

0
129

Studiuesi Enver Bytyçi i ftuar në edicionin e lajmeve në RTV Ora, deklaroi se lidershipi politik që pasoi presidentin historik të Kosovës ishte një lidership i kapur dhe i korruptuar.

Por gjithsesi, ai tha se lidershipi i ri me Presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti janë një ogur i mirë për Kosovën për të ecur në shembullin politik dhe idealeve që përcolli ndër vite Rrugova.

“Lidershipi i Kosovës ka ndjekur dhe përdorur figurën e Ibrahim Rrugovës. Të gjitha zhvillimet që kanë ndodhur së fundmit atje, nuk do të bëheshin nëse do ishte Rrugova, pasi forca e argumentit dhe e vullnetit ishte më e fortë se dëshira e armiqve. Lidershipi pas tij fatkeqësisht ishte një lidership i kapur. Pasi Ibrahim Rrugova ishte i pakurruptuar, i pavarur dhe i guximshëm.

Të shpresojmë se lidershipi i ri me zonjën Osmani dhe me zotin Kurti është një lidership që nuk bën afera me dosje, dhe shpresoj që ata të mbrojnë interesat e Kosovës ashtu siç bëri Rrugova dikur.Uroj që trashëgimia politike e Ibrahim Rrugovës është modeli më i mirë për politikën e Kosovës por dhe atë shqiptare.Ishte fat për Kosovën një lidership i tillë”, tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here