Provat e reja me filmime/ Kryemadhi: Shqiptarët paguajnë 29 euro për ton për të groposur mbetjet. Spak të ndalë pagesat

0
158

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është e gatshme të bashkëpunojë me drejtësinë, duke i dorëzuar të gjitha pamjet filmike për aferën e inceneratorëve.

Sot Kryemadhi publikoi pamjet, që sipas saj tregojnë se kompania nuk zbaton kontratën dhe se në inceneratorin e Tiranës nuk kryehut asnjë proces.

Kryemadhi u shpreh se SPAK duhet të ndalojë pagesat, ose në të kundërt nëse drejtësia nuk reagon nuk i mbetet gjë tjetër veçse të protestojë para SPAK dhe ta bëjë atë bashkëfajtore.

“Ne kemi qenë bashkëpunëtorë me sistemin e drejtësisë. Kam kuptuar që nëse sistemi i drejtësisë SPAK kërkon të mbrojë një koncesion të tillë që është i kapur me presh në dorë atëherë nuk më mbetet gjë tjetër veçse SPAK ta bëj bashkëfajtore.

Sot ajo çka është thënë haptazi është e faktuar. Të gjitha makinat janë ndjekur në depozitimin e koshave dhe më pas çuarjen në Sharrë.

Të gjitha orët e xhirimeve i kemi në dispozicion të drejtësisë t’ja japim, por me kushte që mos i zërë pluhuri.

Kjo është një nga dosjet më të nxehta dhe nëse SPAK nuk reagon mua nuk më mbetet gjë tjetër veçse të dal të protestoj para SPKA.

Shpresa ime është që, e di që SPAK nuk ka fuqi të anulojë kontratën, por të bllokojë pagesat nga bashkia e Tiranës dhe përgjegjësia për këtë pjesë ta marrë bashkia. Kompania koncesionare nuk ka zbatuar kontratën, nuk bën diferencim, as riciklim dhe as djegie, por bën groposjen”, theksoi Kryemadhi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here