Moti i paqëndrueshëm, anulohen të gjitha lundrimet drejt Italisë nga Porti i Durrësit

0
129

Autoriteti Portual Durrës me anë të një njoftimi zyrtar ka bërë me dije se janë anuluar gjithë lundrimet e planifikuara mbrëmjen e sotme nga porti më i madh në vend në drejtim të brigjeve italiane.

Njoftimi i plotë:

Si pasojë e motit të paqëndrueshëm që ka përfshirë rajonin e Adriatikut, ju informojmë se,:

?????? ?????̈?-????:
⚠️Trageti “Rigel VII” do ta shtyjë lundrimin drejt Barit për në orën 8:00 të mëngjesit të nesërm, dt.18.1.2023(Imbarkimi i pasagjerëve do të bëhet mbrëmjen e sotme).
⚠️Trageti “GNV Blu” anulon lundrimin drejt Barit dhe rikthehet në linjë ditën e nesërme.
?????? ????/??????-?????̈?:
⚠️Kompania “Adria Ferries” njofton se si pasojë e motit të përkeqësuar edhe në krahun tjetër të Adriatikut dhe kushteve jo të favorshme për lundrim, anulohen nisjet nga Bari për Durrës me tragetin “AF MARINA” dhe nga Ankona për Durrës me tragetin “AF CLAUDIA”.
⚠️Ndërsa kompania “Venturis Ferries” bën të ditur se trageti “Rigel III” do të niset nga Bari në orën 8:00 të ditës së nesërme, dt.18.1.2023.
Ju faleminderit!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here