Meta i bindur: Në 14 maj, do të rrëzojmë këtë Regjim Monist

0
143

Ilir Meta tha se ka besim absolut se opozita e bashkuar do të mund të rrëzojë qeverinë e Edi Ramës më 14 maj. Gjatë një konference me gazetarët, kreu i Partisë së Lirisë u shpreh se prej katër vitesh vendi ndodhet nën një regjim, ndërsa shumë shpejt qeveria do të marrë përgjigjen e merituar.

“Sfida kryesore e opozitës është denoncimi i të gjitha këtyre aferave, vendosja e qeverisë në llogaridhënie. Për PL gjithashtu është edhe avancimi i projektligjeve që janë bllokuar nga Rilindja.

Prej katër vitesh jemi në kushte të një regjimi monist mizor që nëpërkëmb të drejtat e qytetarëve. Një regjim të tillë europa nuk e ka njohur prej dekadash, dhe ndëshkimi do jetë tërësisht i merituar dhe kam besim se opozita e bashkuar do të garantojë ndryshimin e vonuar që kanë kërkuar prej kohësh qytetarët”, tha Meta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here