“A e dini vërtet se ku po shkojnë paratë tuaja?”/ Pyetja ‘1 mln dollarëshe’ e Elon Musk për Soros?

0
228

Tashmë nuk është një sekret që mes miliarderëve Elon Musk dhe George Soros ekziston një luftë e ftohtë.

Po nëse i pari ka një pasuri të deklaruar dhe të përdorur për qëllime të hapura dhe të qarta, Soros është njeriu që ushqen më shumë se kushdo debatet në lidhje me financimet që bën në politikën amerikane dhe botërore.

Në këtë kontekst, një përdorues në Twitter postoi një mesazh më 15 janar në lidhje me Sorosin.

Ai imagjinonte një skenar ku financieri do intervistohej në Twitter dhe pyetjet që mund t’i bëheshin.

Elon Musk, pronari i ri i Twitter, ishte mes atyre që postoi një pyetje. Ajo ishte interesante pasi prekte Sorosin te mënyra se si i përdor paratë direkt dhe indirekt përmes donacioneve.

“A e dini vërtet se ku po shkojnë paratë tuaja?” ishte pyetja që Musk do i drejtonte Sorosit.

Reagimi i Musk vjen pasi dokumentet e fundit për kompaninë Twitter, tregojnë se gjatë kohës kur nuk drejtohej nga Musk, ajo ishte vënë në shërbim të makinerisë propagandistike të të majtës.

Grupet e Soros patën kërkuar vitin e kaluar që të bllokohet shitja e Twitter te Elon Musk.

“Kush i financon këto organizata që duan të kufizojnë aksesin tuaj te informacioni. Drita e diellit është dezinfektanti më i mirë,” pati reaguar Musk.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here