“Lekët e tyre në kasaforta, paratë e shqiptarëve si ‘pilulat’ për vota! Boçi: Tërmeti’ do i kthehet në disfatë

0
149

Kryeministri Edi Rama njoftoi shpërndarjen e një ‘bonusi për pensionistët’ vetëm një muaj para zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023.

“Të gjithë pensionistët po marrin këto ditë sipas premtimit bonusin e Pakos së Madhe dhe urojmë ta kenë sa më të mbarë e me shëndet të plotë, vitin që sapo ka nisur. Me marrjen e këstit të parë të taksës së jashtëzakonshme mbi eksportuesit e energjisë në muajin prill, do të programojmë një tjetër bonus për pensionistët, që barra e inflacioni i luftës për ta të vazhdojë të jetë sa më pak e ndjeshme”, shkruhet në postimin e kreut të qeverisë në rrjetin social.

Siç e vë në dukje vetë Rama, ky “bonus” i ri vjen pas të ashtuquajturës “pako e madhe” – një shpërblim monetar që qeveria miratoi në dhjetor për disa kategori qytetaresh, me një fond total 8 miliardë lekë.

Mes tyre ishin edhe pensionistët, shumë prej të cilëve, në deklaratat e dhëna për media, e cilësonin shumën që jepej nga qeveria të pamjaftueshme. Në të njëjtën linjë ishte dhe opozita. Kreu i PD-së Sali Berisha e quajti “pakon e madhe” një “pilulë elektorale”.

Ndërkohë, në lidhje me këtë “pilulë elektorale” reagoi edhe kandidati i opozitës për Elbasanin.

“Lekët e tyre në kasaforta, paratë e shqiptarëve si ‘pilulat’ për vota!

Shqiptarët nën qeverisjen e Ramës do duhej të ishin lutur për të pasur zgjedhje çdo 3 muaj! Teksa kasafortat e zyrtarëve, ministrave dhe kryeministrit janë mbushur me para korrupsioni dhe çdo ditë publikohen të dhëna mbi abuzimet e tyre, paratë e buxhetit të shtetit janë vënë në shërbim të zgjedhjeve të 14 majit!

Çdo dy muaj shpërblime për t’i marrë votën! Çdo dy muaj para për t’i marrë pushtet! Çdo dy muaj ofertë për të harruar atë që i ka shkaktuar në gjithë këto vite! Pilula elektorale çdo dy muaj!

“Tërmeti” i projektuar do t’i kthehet në disfatën më madhe politike! Koha do ta tregojë! Durim,” shkruan ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here