Skandali i 137 fluturimeve me charter, Burimi: Maskarada e radhës, ‘gjejnë shesh bëjnë përshesh’

0
140

Mazhoranca ka refuzuar ngritjen e një komisioni hetimor për të hetuar fluturimet charter të kryeministrit Edi Rama, vetëm me justifikimin që nuk pranon asnjë kërkesë, që ka firmën e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berishës.

Pa asnjë bazë ligjore dhe pa asnjë argument kushtetues, Partia Socialiste ka vendosur të mos bëjë transparencë për 137 fluturimet charter të kryetarit të tyre.

I ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, këtë mëngjes, ishte Genc Burimi gazetar-analist, i cili e quajti këtë një maskaradë të radhës, teksa mori shembull Francën ku ministrat udhëtojnë me avionë linje.

Burimi, ndër të tjera u shpreh se ndonëse është abuzuar nga qeveria, edhe drejtësia është po aq fajtore sepse roli i saj është të ndalojë këto abuzime.

“Është një maskaradë e radhës sidomos që farsa bëhet dhe më e hidhur kur Balla thotë nuk ka bazë ligjore. Kur nga njëra anë kemi abuzime me këtë që është bërë dhe kjo është një pjesë ligjore. Polemika nuk është te misioni i kryeministrit por tek fakti që ai ka përdorur një avion privat dhe në këtë rast ka dy gjëra: E para, kur është një kërkesë private  që përdoret nga shteti minimumi duhet t’i në nënshtrohet rregullave të tenderit dhe transparencës. Sepse mund të ketë udhëtime më të lira. Në Francë për shembull ministrat udhëtojnë me avion linje, gjithmonë një pushtetar duhet të ketë kujdes paranë publike sepse ai për atë zgjidhet. Dhe problemi i dytë është, në rregull, e përdore një avion sipas qejfit tënd pa e bërë me tender… por në gjithë këto udhëtime është bërë fjala për misione të shtetit apo për punë private?

Pra gjithçka të çon më së shumti tek drejtësia se te Rama, se kudo në botë pushtetarët e kanë këtë mani për shkarje ‘’po gjete shesh bën përshesh” thuhet ndryshe, por është drejtësia që i inkuadron dhe i ndalon këta njerëz”, u shpreh Burimi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here