Vendimi për përjashtimin, Këlliçi i përgjigjet Alibeajt: Qesharake, e publikoi ditën kur denoncuam Veliajn

0
286

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi i përjashtuar nga grupi i PD, i drejtuar nga Enkelejd Alibeaj, e cilësoi qesharak vendimin e fundit për të dhe 3 deputetë të tjerë demokratë, të cilët u përjashtuan sot nga grupi.

Këlliçi u shpreh në një intervistë për “Euronews Albania”, se ndihet i keqardhur deri në dhimbje për atë që ndodh me një pjesë të PD, ndërsa e cilëson vendimin e fundit meskinitet.

“Më vjen keq deri në dhimbje se ku ka përfunduar niveli i meskinitetit të një pjese që vetëm logjikës s’i thërret. Më vjen çudi si në kulmin e debatit për denoncimin që i bëmë Veliaj gjen kohë Alibeaj për të më përjashtuar nga grupi parlamentar. Megjithatë unë jam i përqendruar një fushatën për Tiranën”, u shpreh Këlliçi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here