Blushi: Bujqësia në krizë, Shqipëria nuk mund të jetë hambar për Edi Ramën!

0
155

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi në një postim në rrjete sociale ka denoncuar krizën e thellë që po kalon bujqësia shqiptare.

Blushi shkruan në postim se në Roskovec të Fierit, fermerët po i braktisin tokat dhe shumë prej serave këtë dimër nuk ka të mbjella.

“Bujqësia shqiptare është në krizë të thellë. Në Roskovec të Fierit fermerët po i braktisin tokat. Në shumë prej serave këtë dimër nuk ka të mbjella”, deklaron Tedi Blushi.

Arsyeja e gjithë kësaj, sipas tij, është se nafta, fidanët dhe pesticidët kanë çmime që fermerët nuk i përballojnë dot.

PL: 14 maji, ditë vendimtare për ta shpëtuar Tiranën nga duart e pastrimit të parave dhe klientët e qeverisë
“Nafta, fidanët dhe pesticidet janë në çmime që nuk i përballojnë dot. Shumë kanë ikur në emigrim pasi kostot e larta, mungesa e tregut për prodhimet dhe braktisja nga shteti i çuan drejt falimentit”, thekson Blushi.

Blushi shton se ndërkohë që fermeri shqiptar është i zhytur në borxhe dhe i braktisur nga shteti në një treg të pabarabartë, femeri në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut përfiton çdo vit subvencione konkrete dhe lehtësira të tjera.

“Ndërkohë që fermeri shqiptar është i zhytur në borxhe dhe i braktisur nga shteti në një treg të pabarabartë, fermeri në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut përfiton çdo vit subvencione konkrete dhe lehtësira të tjera”, shprehet ai.

Xhixho: Kthimi i universiteteve në fondacione, goditja e radhës mbi arsimin nga Rama. Ka prioritet vetëm PPP
Blushi e mbyll statusin e tij duke shkruar se Shqipëria nuk mund të jetë hambari i Edi Ramës, por duhet të jetë vendi i shanseve dhe mundësive për të gjithë që duan të jetojnë dhe të punonjë ndeshmërisht.

“Askush nuk pret më asgjë nga “Rilindja”! Në 10 vite Edi Rama nuk bëri atë që premtoi, por ua ktheu jetën në ferr fermerëve. I mashtroi, i braktisi, i rrënoi ekonomikisht dhe i detyroi të largohen nga vendi. Shqipëria nuk mund të jetë “hambar” për Edi Ramën, por duhet të jetë vendi i shanseve dhe mundësive për të gjithë që duan të jetojnë dhe punojnë ndershmërisht!”, deklaron Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here