CNBC publikon shifrën tronditëse: Soros dha gjysmë miliardë dollarë për të majtët

0
229

Rrjeti i madh televiziv në SHBA, CNBC ka publikuar disa të dhëna tronditëse për lobimin që bën miliarderi George Soros dhe organizatat e tij për kauzat politike të majta në SHBA.

Sipas CNBC, një OJF e financuar nga Soros, ka dhuruar në heshtje 140 milionë dollarë për organizatat e avokatisë dhe iniciativat e votimeve në vitin 2021, plus 60 milionë dollarë të tjera për organizata të ngjashme.

Soros, i cili personalisht dhuroi 170 milionë dollarë për kandidatët demokratë gjatë zgjedhjeve të mes-mandatit në SHBA në vitin 2022, i bëri donacionet përmes rrjetit të fondacioneve për Shoqëri të Hapur, sipas të dhënave të siguruara nga CNBC.

Ndërkohë në vitin 2020, ky rrjet i Sorosit dha 138 milionë dollarë për kauzat politike të majta. Dy prej fëmijëve të Sorosit janë në bordin e këtij rrjeti.

Sipas CNBC, në total, kontributet e dhëna nga Soros për fushatat politike dhe kauzat e majta të demokratëve në SHBA shkon në plot gjysmë miliard dollarë që nga janari i vitit 2020.

CNBC thekson se shumica e këtyre parave janë kanalizuar përmes grupeve të parave të errëta dhe kanë shkuar kryesisht për kauzat politike të lidhura me Partinë Demokratike.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here