“Kanë rritur një përbindësh!” Baçi: Ndërkombëtarët, përgjegjësit kryesorë për ozurpimin e pushteteve nga Rama

0
148

Ndërkombëtarët kanë rritur një përbindësh dhe tani u ka dalë jashtë kontrollit”.

Kështu deklaron deputeti Luan Baçi në Rtv Ora me gazetaren Beti Njuma, duke i bërë përgjegjës për kapjen e të gjithë pushteteve nga Edi Rama.

Si provë të kësaj ai solli atë që e konsideroi përplasje të turpshme të Ramës dhe ambasadores Kim për zgjedhjen e kreut të SPAK.

Baçi: Kjo përplasje e hapur mes kryeministrit dhe ambasadores së SHBA ishte për të ardhur keq, do ta quaja të turpshme.Tani u kujtuan që kanë rritur një përbindësh dhe ndërkombëtarët janë përgjegjësit kryesor për ozurpimin që u ka bërë Rama të gjitha pushteteve.I kanë dhënë kaq fuqi dhe kaq pushtet Edi Ramës sa tani ai ka dalë nga kontrolli i tyre dhe nuk i pyet më.

Baçi komentoi edhe seancën e fundit të Kuvendit, ku gjyqtari Ardian Dvorani, i shpallur nga SHBA si  kampioni i Antikorrupsionit, nuk e kaloi dot pragun për tu bërë anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Baçi: Unë do ta quaja kampion të korrupsionit. Tashmë janë bërë të ditura të gjithë lëvizjet e Dvoranit, qëndrimet e tij në Gjykatën e Lartë, me KED, qëndrime në kundërshtim të hapur me ligjet dhe Kushtetutën. Edi Rama mbase siç është i gatuar donte ti kthente një resto ambasadores së SHBA duke mos e pranuar Dvoranin aty dhe duke bërë atë lojë që bëri duke mos i dhënë votat dhe duke i dhënë të drejtën zonjës që vinte e para. Lojën gjithmonë e bën me Enkelejd Alibeaj.Atë ditë ka qenë dhe zgjedhja e Avokatit të Popullit. Historikisht pushteti ja ka lënë opozitës. Një institucion që nuk ka asnjë rëndësi, nuk bën asnjë punë.

Ai që zgjidhet ka ca benefite dhe një administratë të veten. Problemi është se i ishte premtuar Alibeaj për një individ që ta propozonte, ai nuk mundi dhe ata pak deputetë që e rrethonin të binte në dakordësi që të zgjidhnin një kandidat, ata donin një kandidat tjetër. Kjo solli atë përplasje që nuk u votua Avokati i Popullit, u shty. Për rrjedhojë nuk kishte dhe votat për Dvoranin, i duheshin 84 vota dhe patjetër duhet ti marrë disa vota nga kjo opozitë që vetëquhet opozitë dhe Rama kërkon ta ketë opozitë. Pavarësisht se jeni palaço, ju jeni opozita, u thotë, se ata të tjerët nuk janë fare, nuk i njoh, kanë vdekur.

Deputeti demokrat u ndal edhe te zhvillimet brenda PD dhe zgjedhjet vendore.

"Kanë rritur një përbindësh!" Baçi:

Baçi: Sot PD ka 61 kandidatë zyrtarë. Ka qenë e hapur PD dhe për këta individë, dhe për zotin Alibeaj për të propozuar apo për të garuar me ata që ai mendon se mundet që PD të kishte përfaqësim dinjitoz por nuk e kanë begenisur një gjë të tillë. Vazhdojnë të bëjnë një lojë të tillë duke emëruar kandidatë, derisa kërkojnë ndihmën e disa deputetëve të PS në bashki të veçanta për ti ndihmuar për të gjetur ndonjë emër, demokrati natyrisht.

Ndonjë demokrati të ndershëm, të zhgënjyer, të mërzitur, të joshur për ta vënë përballë kandidatit  të PD dhe për ti garantuar fitore Edi Ramës. E gjithë loja e tyre është e ndërgjegjshme tashmë, sepse e panë me 6 mars rezultatin. Kjo këmbëngulje e tyre nuk do të jetë e suksesshme.

Seanca e ardhshme  e gjyqit  për vulën e Partisë Demokratike është caktuar në datën 17 janar 2023.

Baçi thotë se kjo situatë është një tragjikomedi që po luhet në kurriz të demokratëve dhe opozitës.

Baçi: Një ankimim i paligjshëm në gjykatë.I pranuar nga gjykata me ndërhyrjen e Ramës. Duke mos dhënë vendim, por duke e shtyrë herë pas here me arsye nga më të ndryshmet, deri aty sa shkon vetë avokati i Alibeajt dhe kërkon shtyrjen e gjyqit, dorëheqjen e gjyqtares apo nuk paraqitet për arsye shëndetësore sepse e di se ai vendim gjykate nuk ka si të jepet për atë kërkesë ilegjitime që kanë bërë. Janë artifica ligjore për të shtyrë vendimin e gjykatës për atë dokumetacion që paraqiti PD për Kuvendin e 11 dhjetorit që u legalizua dhe riafirmua në gjykatën e shkallës së parë.

U ankimua në mënyrë të pakuptimtë ditën që do zbardhej vendimi dhe vazhdojnë të mbajnë peng PD. Është një lojë e Ramës, i cili e di që është minorancë. De facto Rama është i rënë, qeveria e tij qëndron në këmbë vetëm se opozitës nuk i lejohet fushë e lirë veprimi me anë të disa artificave në gjykatë. I mbajnë peng emrin, vulën dhe siglën. Kush ja mban?

Një deputet, Enkelejd Alibeaj dhe një Lulzim Bashë që vazhdojnë të ngulin këmbë duke i bërë shkresa herë pas here Kuvendit. Si shkresa e fundit që ne e bëmë publike, pas një viti bëjnë publike shkresën që Enkelejd Alibeaj firmos dhe i thotë Lindita Nikollës që këta 4-5 deputetë nuk janë pjesë e PD, ku ishte dhe emri im.

ORA NEWS

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here